Thotë Profeti alejhi we selem :"Ajo (ura e Siratit) është më e hollë se qimja e flokut dhe më e mprehtë se shpata."
Profeti alejhi we selem në një hadith:"Unë dhe umeti im do të jemi të parët që do të kalojmë urën e Siratit."
Thotë Profeti alejhi we selem:"Ka njerëz që do e kalojnë urën e Siratit sa hap e mbyll sytë. Të tjerë do e kalojnë si era dhe të tjerë si shkreptima."
Dikush e pyeti:"E si do e kalojë si shkreptima o i dërguar i Allahut?!"
Profeti a.s u përgjigj:"A nuk e keni parë shkreptimën që shfaqet dhe zhduket menjëherë? Ashtu do e kalojnë urën e Siratit këta njerëz."
Thotë Profeti alejhi we selem:“Përgëzoji ata që ecin në errësirë për në xhami, me dritë të plotë ditën e kiametit.“
Ata besimtarë që e falin sabahun në xhami, do të kenë dritë të plotë kur të kalojnë mbi urën e Siratit.
Thotë Profeti alejhi we selem për ata që u kanë vdekur fëmijë të vegjël:"Do ta kalojnë urën e Siratit dhe nuk do të bien në zjarr, një baba ose një nënë, të cilëve u kanë vdekur tre fëmijë."
Një grua, kur e dëgjoi këtë hadith, e pyeti:"O i dërguar i Allahut! Po nëse ka një prind të cilit i kanë vdekur vetëm dy fëmijë?"
Profeti alejhi we selem u përgjigj:"Edhe dy."
Ajo e pyeti sërish:"Po sikur të kenë vetëm një fëmijë të vdekur?"
Profeti a.s u përgjigj:"Edhe një."
Një faktor tjetër që ndihmon në kalimin e kësaj ure është edhe ndihma që i ofron një personi në nevojë.
Thotë Profeti alejhi we selem:"Kush i zgjidh një hall vëllait të tij, Zoti do ia forcojë këmbët Ditën e kiametit mbi Sirat."
Ebu Said Hudriu Allahu qofte i kenaqun prej tij . tregon se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi we selem ka thënë: "Kur të kalojnë urën e Siratit mbi Zjarr, besimtarët do të ndalohen te një urë me hark ndërmjet Xhenetit dhe Xhehenemit ku do ti kthejnë hakun shoku-shokut për padrejtësitë që i kanë bërë njëri- tjetrit në dynja dhe pasi të jenë pastruar e të jenë larë nga të gjitha gjynahet, atëherë do të lejohen të hyjnë në Xhenet. (Betohem) për Atë, në Duart e të Cilit është jeta e Muhamedit! Gjithësecili do ta dijë e do ta njohë vendbanimin e tij në Xhenet më mirë se ç'e njeh shtëpinë e tij në dynja." (2440) Buhariu
Thotë Profeti salallahu alejhi we selem:"Do të sillet vdekja në formën e një dashi dhe do të theret mbi Sirat. Më pas do të thërrasë një zë:"O banorë të xhenetit, do të jetoni dhe nuk do të keni vdekje. O banorë të zjarri, do të jetoni dhe nuk do të keni vdekje."
Le ta kalojmë bashkërisht me ndihmen e Allahut me sukses rrugën e drejtë në këtë botë, me qëllim që ta kalojmë po me ndihmen e Allahut me sukses urën e Siratit në Botën Tjetër.
No comments:
Post a Comment